Gdhendja e instrumenteve muzikore, traditë që po zhduket ditë pas dite

Tradita e gdhendjes së instrumenteve muzikore po zbehet ditë pas dite. Mane Dinaj është nga të paktët gdhendës të instrumenteve muzikorë frymorë siç janë fyelli, curlja apo longari.
Ai punon në punishten e tij për vetë faktin se është marangoz dhe krahas punës së përditshme për të siguruar jetesën, prodhimi i instrumenteve muzikorë është pjesë e dashurisë së tij për muzikën dhe drurin njëkohësisht.
Mania gjatë rrëfimit shprehet, se ka 60 vite që punon me pasion dhe e ka mësuar nga bashkëfshatarët e tij sekretin e kësaj mjeshtërie.
Gjatë bisedës Mania thotë, se materialin për të punuar longarin duhet ta kërkosh në lartësinë e maleve sepse barinjtë që krijuan fyejt e kanë zgjedhur me kujdes drurin.
Ai shprehet, se për punimin e një vegle te tillë i duhen dy ditë punë.
Mjeshtri Dinaj apelon ndaj të rinjve që nuk duhet kurrsesi ta braktisin traditën popullore, pasi të parët tanë e kanë lënë për ta trashëguar e transmetuar brez pas brezi.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




