COVID/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 29 raste të reja infeksioni

Sociale | 4 vite më parë

Situata me COVID në vend vijon të mbetet e qetë, teksa në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 29 raste të reja infeksioni dhe asnjë humbje jete.

Rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në bashkitë: 16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz,  nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, teksa në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022)

Raste të reja ditore               29

Të shëruar në 24 orë            38

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë          0

Testime ditore                       561

Testime totale                   1,986,369

Raste pozitive                   331,326

Raste të shëruara             327,393

Raste Aktive                      344

Humbje jete                       3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    213

Elbasan                 34

Fier                        20

Vlorë                      19

Shkodër                 16

Lezhë                     11

Gjirokastër              11

Durrës                     7

Dibër                       5

Korçë                      4

Berat                       3

Kukës                      1

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme