Covid- 19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 247 të infektuar, asnjë humbje jete, 611 të shëruar

Sociale | 4 vite më parë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas M.SH., gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 247 raste të reja me COVID-19, nga 1052 testime të kryera. Për fat të mirë nuk ka pasur humbje jete, ndërsa 611 qytetarë janë shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 322.421 raste shërimi nga virusi.

Aktualisht në vendin tonë janë  2.712 qytetarë aktivë me COVID-19, 15 prej të cilëve po marrin trajtim në spital. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 2 shtator 2022

Raste të reja ditore            247

Të shëruar në 24 orë         611

Të shtruar në spitale          15

Humbje jete në 24 orë        0

Testime ditore                     1052

Testime totale                     1,964,322

Raste pozitive                     328,716

Raste të shëruara               322,421                          

Raste Aktive                        2,712

Humbje jete                         3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1,213

Fier                   327

Shkodër           227

Elbasan            186

Durrës              178

Korçë                162

Vlorë                 134

Gjirokastër        96

Berat                 73

Lezhë                 54

Dibër                  51

Kukës                 11

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme