Epidemia e sëmundjes diabetike të syrit, Lutaj: Kërkohet depistim kombëtar nga ekspertë

Sëmundja diabetike e syrit konsiderohet nga OBSH një epidemi ndaj përpjekjet për ta kapur herët atë dhe për ta trajtuar duhen përkthyer në politika kombëtare. Në kongresin e parë të Oftamologjisë, mjekët bënë thirrje që Shqipëria të mbështet nga qeveria sa më shpejt në një program të madh social siç është ai i depistimit të popullatës së prekur nga diabeti për probleme të retinopatisë.
Në kushtet kur në botë numri i personave që vuajnë nga diabeti është në rritje, numri I personave që rrezikojnë të humbasin shikimin nga Retinapatia Diabetike është I lartë. Retinopatia diabetike është shpallur 5 vite më parë nga komisioni botëror i shëndetit okular dhe OBSH epidemi ndaj dhe thirrja botërore ka ngarkuar qeveritë për programe depistuese dhe parandaluese.
Optimist se ky program I madh social do të fillojë të zbatohet edhe në Shqipëri, Prof.Lutaj tregon se kush do të përfshihet dhe çfarë përfiton.
Thirrja e strukturave botërore për depistim të retinopatisë ishte në qendër të axhendës të Kongresit të Parë të Shoqatës së Oftamologjisë që pa mbahet në Tiranë e ku janë mbledhur krerët më të rëndësishëm oftamologë nga vende të ndryshme të botës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




