Publikohen notat e 2 provimeve, maturantët kritikojnë tezën e biologjisë

Sociale | 4 vite më parë

Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje ka përmbyllur këtë të premte për maturantët një ndër rrugëtimet më të rëndësishme të tyre, atij të shkollës së mesme për t’i lënë vendin më pas aplikimit për në universitet dhe vijimin e studimeve të larta.

Deri më tani janë publikuar rezultatet e dy testeve të para, atij të gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe, ndërsa notat e provimeve të tjera parashikohet të dalin në fund të muajit qershor.

Të dhënat e publikuara në sistemin online referojnë se vetëm 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10-të në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa kane ngelur 383 maturantë në total në këtë provim ndërsa nota mesatare rezulton 7.45.

Ndërsa në provimin e Gjuhës së Huaj rezultojnë të kenë dalë ekselent 611 maturantë, ndërsa kanë ngelur 861 të rinj.

Në përfundim të gjitha provimeve të Maturës, nxënësit kanë shfaqur kritika për mënyrën sesi është hartuar teza e Biologjisë, lëndës me zgjedhje. Ata janë shprehur se kjo tezë ka përmbajtur shume pyetje të vështira dhe nuk janë hartuar sipas një vije logjike.

Ministria e Arsimit ka reaguar duke sqaruar se do të merren të gjitha masat e nevojshme ndërkohë që ka publikuar edhe skemën e vlerësimit.

Korrigjimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar, ditët e para të korrikut.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme