Akreditimi i strukturave mjekësore, Gjika: Do të bëjë diferencën në cilësinë e shërbimeve

Sociale | 4 vite më parë

Mbi 1000 struktura mjekësore në private e publike do t’i nënshtrohen procesit të akreditimit me qëllim garantimin e cilësisë ndaj shërbimeve shëndetësore që ato ofrojnë.

Denis Gjika drejtori i Agjencisë së re të sapo krijuar për Sigurimin e Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror sqaron në një intervistë për RTSH se cilat janë disa nga kriteret që do ta bëjnë një spital

E quajtur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu “një betejë për cilësinë”, akreditimi nuk do të tolerojë asnjë strukturë publike apo private t’i qëndrojë larg këtij procesi.

Gjithsesi sipas drejtorit Gjika, ky proces mbetet vullnetar dhe nuk synon të penalizojë askënd, pasi është pacienti ai që do t’i vërë në presion strukturat mjekësore të kenë “vulën e cilësisë”.

Deri më tani janë 36 struktura mjekësore private e publike të akredituara, ndërsa disa të tjera në proces. Koha e  akreditimit të një institucioni mjekësor shkon deri në 6 muaj.

Ministria e Shëndetësisë ka hapur një thirrje për të punësuar profesionistë që kanë eksperiencë punë në specialitete të ndryshme me qëllim survejimin e jashtëm të  standarteve që do të mundësojnë akreditimin.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme