Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë, marrëveshja hyn në fuqi në 12 korrik 2021
Sociale | 5 vite më parë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi të shtunën se kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas MEPJ-së, kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021.
Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali.
Ndërsa më datë 18 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



