“Thuaje Emrin”, protestë kundër vrasjes së grave

6 gra janë vrarë në Shqipëri nga partnerët e tyre gjatë 5 muajve të fundit. Rasti i fundit ishte ai i 54 vjeçares nga Elbasani Liljana Buzo, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në prezencë të djalit, pasi kishte nisur procedurat e divorcit.
Për t’i thënë jo dhunës, nën moton “THUAJA EMRIN” shoqata që në fokus të tyre kanë mbrojtjen e gruas marshuan sot nga qendra e qytetit të Elbasanit drejt gjykatës ku u vra 54 vjecarja. Ndonëse gratë protestuese ftuan meshkujt t’u bashkohen përgjigja nuk ishte pozitive, ata nuk u ngritën as nga kafja dhe as nuk fikën makinat në shenjë solidariteti.
Ndalesa e parë ishte ne vendin ku 54 vjecarja humbi jetën, ku dhe u vendosën karafila dhe u ndezën qirinj. Gratë protestuese kërkuan një reagim të shoqërisë shqipare për këto 6 jetë të humbura .
Ndërsa fenomeni i vrasjes së grave, duket se është ngulitur në shoqërinë shqiptare, kërkohet një edukim më i mirë qysh në gjenezë.
Të vetmit meshkuj që iu bashkuan marshimit ishte Komisoneri Kundër Diskriminimit Robert Gajda dhe një activist. Ky i fundit përcolli mesazhin e tij për të gjithë meshkujt e tjerë.
Iniciatorët premtuan se nuk do ta ndalin këtu kauzën e tyre, pasi reagimi i sotëm do të pasohet nga të tjerë në ditët në vijim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




