Gjirokastër, 530 fermerë përfitues të naftës pa taksë .

Sociale | 5 vite më parë

 

Skema e mbështetjes financiare për ferëmerët  për përfitimin e naftës pa taksa aktualisht është mbyllur si proces në qarkun e Gjirokastrës. Të dhënat nga sektori I Bujqësisë bëjnë me dije sa kanë përfituar  530 fermerë , pjesa dërrmuese e të cilëve operojnë në  frutikulturë dhe të mbelljat e lashta.Balil Bineri specialist  I bujqësisë bën me dije se aktualisht janë në proçesin e shpërndarjes së kartave për fermerët .

“Prej 15 janari  kur filloi edhe ky proçes për përfitimin e naftës pa taksa, oranë zyrës së sektorit të bujqëisë ka patur një interesim të lartë të fermerëve . Aplikimi për këtë skemë I cili u krye kryesisht online u survejuar edhe nga specialistët e bujqësisë .Duhet të them se numri I aplikuesve ka qënë më I lartë por për shkak të problematikës në dokumencion  kjo gjë nuk u mundësua. Në bazë të të dhënave përfundimtare ne kemi 530 përfitues në qark .Këta janë fermerë të frutikturës e më pak në ata fermerë të cilët kultivojnë kulturat e lashta. Kjo skemë subvencionuese është një lehetësim për fermerët .Prej ditës së sotme e në vijim pranë zyrave tona kemi nisur edhe shpërndarjen e kartave të para për të gjithë përfituesit  .Nga 56 litër për hektar deri 106 litër për hektar nafta pa taksë do të shpërndahet për fermerët që kanë mbjellë tokën me një nga kulturat bujqësore ”.  

Skema e subvencimeve  të përfitimit të naftës falas  pritet të lehtësojë fermerët kjo  për faktin se kjo periudhë përkon edhe  me aktivitetin më të lartë në sektorin e bujqësisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme