Ndotja e lumit Ishëm, bombë ekologjike

Sociale | 5 vite më parë

Lumi Ishëm është kthyer në një bombë ekologjike për banorët, të cilët jetojnë pranë tij.
Mbetjet urbane që vijnë edhe nga kryeqyteti apo fshatrat e Durrësit, depozitohen aty nga persona të ndryshëm pa u parë apo ndëshkuar nga institucionet.
Pirgjet e mbeturinave kanë arritur deri  në grykëderdhje, duke bërë që një pjesë e madhe e tyre të shkojnë deri në det.
Institucionet duket se heshtin përballë kësaj situate, por banroët shprehen se jeta e tyre po rrezikhet për shkak të ndotjes së madhe.
Sinkrone
Me ardhjen e stinës së verës situata përkeqësohet, pasi me temperaturat e larta mbetjet shkaktojnë erë të rëndë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme