Kakavije , karantinimi 14 ditor kufizon emigrantët për Pashkët.

Sociale | 6 vite më parë

Shumë pak emigrantë shqiptarë kanë ardhur për festën e Pashkës nga Greqia. Një vendim i autoriteteve shqiptare të shëndetësisë kushtëzon karantinim 14-ditor për këdo që hyn në kufi nga shteti fqinj deri në datën 3 maj,çka ka bërë që numri i emigrantëve që hyjnë në drejtim të tokës shqiptare të bjerë ndjeshëm.Sipas te dhënave zyrtare nga kjo pikë doganore shërbimet Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe migracionit  në 24 orët e fundit janë shënuar në hyrje dalje 186 shtetas prej te cilëve 97 në hyrje dhe 89 në dalje. Nga ana tjetër edhe shteti grek ka vendosur karantinë për shqiptarët, vendim I cili u vendos nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë kufizimet të cilat do të  jenë  në fuqi deri me 14 Maj në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare. Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Pikat kufitare e Kakavijes   aktualisht vijon funksionin ne orarin  7.00 deri në orën 19.00, nga ndersa lejohet te  kalojnë deri ne 400 veta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme