Publikohet data kur dalin përgjigjet e lotarisë Amerikane

Edhe pse Ambasada amerikane në Tiranë ende nuk ka njoftuar datën se kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ne faqen zyrtare lotarise amerikane shihet se data kur të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur eshte data 8 maj 2021. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.
Duke filluar nga 8 maj 2021, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2022 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Faqja per te kontrolluar pergjigjet e lotarise amerikane eshte dvlottery.state.gov.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




