Nis mësimi i kombinuar në gjimnaze

Pas 2 muajsh mësim në distancë nxëneëit e klasave të 10 dhe të 11 kanë nisur këtë të martë mësimin e kombinuar në institucionet mësimore . Në gjimnazin “Qemal Stafa” mësusit mbyllin pjesën e parë të ditës nga ora 8.00-11.10 me mësim në shkollë, e pas në orën 12.30 ata nisin trajtimin e temave në distancë, për pjesën tjetër të nxënësve.
Gjimnazistet shprehen të kënaqur që mësimi do të rinisë në institucionet edukuese, pasi e shohin si të nevojshme ndërveprimin me mësuesit ku edhe përgatitja është më e madhe.
Drejtoresha e shkollës “Qemal Stafa” Klotilda Jaupi sqaron se procesi mësimit për vitet e para dhe të dyta është i organizuar me ditë të caktuara në javë teke dhe çift.
Në këtë ditë të parë te rinisjes se mesimit ne shkolle është bërë edhe një përsëritje e temave të zhvilluara në distancë, me qellim përforcimin e të gjithë njohurive të marra.
Komiteti i Ekspertëve ka vendosur rikthimin e mësimit të kombinuar për nxënësit e klasave të 10 dhe të 11.
Ndërkohë maturantet do të vijonë procesin mësimor me kohë të plotë në shkollë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



