Fshati Llovinë e poshtme, që zhvillon blegtorinë e bujqësinë

Sociale | 6 vite më parë

Llovina e poshtme është një fshat në bashkinë e Dropullit të sipërm. Është një ndër fshatrat më të bukur të zonës me njerëz të dashur e puntorë. Me lagje të shpërndara dhe me banesa të ndërtuara bukur afër dhe larg njëra-tjetrës. Dikur me më shumë se 180 banorë e tani me vetëm 35 frymë kryesisht të moshuarish. Traditat e hershme të fshatit ishin blegtoria dhe bujqësia me të cilat përveç mërgimit banorët sigurojnë të ardhura për të mbajtur familjet e tyre. E nësë shkon në Llovinën e poshtme një ditë pranvere, banorët të mirëpresin duke treguar se si i kalojnë këto ditë të bukura kur e gjithë natyra lulëzon.

 

“Llovina e poshtme ka qenë një ndër fshatrat më të bukur të zonës, është një fshat prodhues, njerëzit ishin shumë puntorë punonin, të shikoje bahçetë dhe rreth e rrotull rrugët ishin shumë të bukura . Atëherë kishte diku tek 180 banorë, tani jemi vetëm 42 shtëpi. Atëherë traditë e fshatit pas kooperativës ishte blegtoria dhe bujqësia, mbillnim edhe grurë edhe misër. Tani nga 35 banorët shumica janë pleq këtu. Ca kanë nja 3-4 dhi e disa pula dhe merren me kopshtet. Është stina e pranverës, ngrihemi në mëngjes merremi me avllitë, ushqejmë pulat, do merremi me kopshtet që kemi mbjellë patate, hudhra, qepë, domate, speca etj”, shprehen banorët që takojmë në qendër të fshatit.

 

Të rinjtë janë në mërgim por nuk e harrojnë fshatin e tyre, ata kthehen çdo vit aty dhe investojnë nëpër banesa duke i dhënë kështu këtij fshati të vogël e të bukur një pamje edhe më tërheqese.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme