Verica do të jetojë tek bashkëatdhetarët e saj

Kjo është Verica Ballçovska nga Maqedonia, e cila pak ditë më parë ka humbur jetën në një aksident. Por familja e vajzës ka vendosur që Verica të jetojë tek bashkëatdhetarët e saj. Ajo mundësoi transplantin e zemrës së vajzës, dy veshkave si dhe transplantimin e indit kockor dhe kockave tek njerëz të tjerë. Para gjestit të madh të familjes i cili po shpëton shumë jetë, është përulur me respekt i gjithë vendi, shkruan gazetari shqiptar Nazim Rashidi. “Përulje pafund për familjarët që edhe përkundër humbjes të madhe dhe në moshë të re, kanë lejuar pa hezitim transplantin e zemrës. Zemra e një vajze tani rreh tek një 21 vjeçar. Familjarët madje kanë lejuar transplant të gjithçkaje që mund të shpëtojë jetë. Humanizëm i madh. Përulje pafund!” shkruan Rashidi në Facebook.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




