Divjakë, fermerët të shqetësuar për prodhimin, shkak moti i ftohtë

Prej fillimit të prillit në Divjakë kanë nisur mbjelljet e pranverës, kryesisht bostanore. Ky prodhim pritet të jetë gati për tre muaj dhe është i kontraktuar për eksport:
Mbjellja po kryhet me metoden e tuneleve me plasmas. Por moti i paqëndrueshëm që ka shtyrë mbjelljet me dhjetë ditë, parashikohet të shtyjë dhe prodhimin me së paku 20 ditë, ç’ka pritet të sjellë pasoja negative ne tregjet e shitjes.
Divjaka eshte eksportuesja më e madhe e prodhimeve bujqesore nga Shqipëria në Evrope. Per shkak të klimës së favorshme, prodhimet piqen dy jave me shpejt se në vendet e tjera, duke favorizuar prodhuesit. Deri tani vetem ne kete zone janë mbjellë 719 ha me shalqinj dhe parashikohet qe sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë të arrijë mbi 1250 Ha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



