Banorët Piskovës sigurojnë jetesën me bujqësi dhe blegtori

Sociale | 6 vite më parë

Fshati Piskovë është vetëm 10 km larg qytetit të Përmetit, i krijuar nga banorë të ardhur këtu me kalimin e viteve. Fshat me traditë blegtorinë dhe bujqësinë, me banorë të dashur e puntorë, që mbajnë akoma të lulëzuara fushat e fshatit të tyre me një punë të palodhur. Një pjesë e banorëve të tij, janë larguar në emigrim prej të cilit mbajnë edhe familjet e tyre. Të tjerët vazhdojnë të qëndrojnë këtu për të punuar dhe jetuar. Në një ditë të zakonshme, i gjejmë disa nëpër oborret e banesave të tyre e disa në tokat bujqësore nga ku edhe na tregojnë kujdesin që kryejn gjatë kësajë perjudhe për të mbjellat. Jetesa këtu është e qetë dhe e bukur, por e vetmja plagë duket se është largimi i të rinjve në emigrim. Më shumë kanë ngelur të moshuar, të cilët për rtsh-Gjirokastra, tregojnë se ju mungojnë fëmijët, bashkë me ta edhe gjallëria e fshatit .

“Lulëzimi i fshatit ka qenë nga 68-ta , atëherë shkonim në fushë, dikush merrej me bujqësi, kush kishte bagëti kujdesej për to. Unë isha punonjëse e shtetit dhe nuk kisha asgjë, burri më punonte në ushtri, Tani disa kanë ikur, unë kam 6 fëmijë të gjithë kanë ikur edhe banorët e tjerë kanë ikur në Europë nëpër botë. N’a mungojnë të rinjtë po s’kemi çfar të bëjmë, n’a mungon gjallëria dhe dashuria e atyre viteve,”, shprehet një e moshuar.   

“Piskova më parë kishte rreth 800 frymë. Tani me përafërsi ka rreth150 famijle, që merren me bujqësi dhe blegtori.Ata që kanë mjetet, bëjnë grurë dhe e shesin. Bujqësia, është baza e ekonomisë .Në këtë perjudhë kujdesemi për të mbjellat që ka ky sezon , punojmë vreshtat ” shprehet një i moshuar.

Në fshatin Piskovë sot jetojnë rreth familje 150 familje

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme