Gjirokastër ,çelen 29 biznese të reja

Me gjithë vëshitrësitë e krijuara nga pandemia , sërisht në bashkinë e Gjirokastrës prej fillimit të këtij viti janë çelur edhe biznese të reja .Sipas përfaqësuesve të zyrës së tatim taksave në bashki , janë 29 biznese të reja të cilat kanë çelur aktivitetin e tyre kryesishtë në fushën e shërbimeve .Ky është një sinjal i mirë për ekonominë lokale, që me lehtësimin e masave si shkak i pandemisë bizneset do ti rikthehen normalitetit .
Një ndër shtysat e rëndësishme për ekonominë lokale, edhe këtë vit do të jëtë turizmi .Lehtësimi i situatës së pandemisë do të sjellë më shumë turistë kryesishtë gjatë verës në Gjirokastër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




