Qendër për moshën e tretë në Bitinckë

Sociale | 6 vite më parë

Një qendër ditore për moshën e tretë është hapur në fshatin Bitinckë të Bashksië Devoll. Kërkesat e herëshme të banorëve kanë bërë që Bashkia të krijojë një ambient për të gjithë të moshuarit. Kryetari i këtij fshati Ramadan Hoxha shprehet se ambienti që është vënë në dispozicion është ai i ish-mencës së dikurshme, por deri në përfundim e saj duhet ende punë.

Siç shprehen dhe vetë banorët më përpara të gjithë mblidheshin në qendër të fshatit dhe uleshin në trotuare për të luajtur letra a domino, hera-herës dhe me frikë për vetë pandeminë, ndaj në këtë godinë janë më të sigurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme