Përmet , 200 persona pajsen me nipt fermeri

Në bashkinë Përmet vazhdon aplikimi i fermerëve për subvencionimin e naftës falas . Kjo ka sjellë edhe interesin e lartë të këtyre të fundit për tu paisur me nipt. Më parë një numër i lartë i tyre nuk e kishin këtë dokument . Gjatë kësajë perjudhe me nipt janë paisur 200 fermerë , këtë e bëjnë me dije përfaqesuesit e zyrës së bujqësisë Përmet .
“Në bashkinë Pwrmet interesi i fermerëve ka qënë shumë i lartë për të aplikuar për subvencionimin e naftës . Për këtë arsye në bashkinë tonë janë paisur me kartën e fermerit 200 persona , sepse më parë fermeret nuk interesoheshin për këtë kartë , e cila ju shërben atyre. Aplikimet u shtynë deri në datën 30 mars , për shkak të interest të lartë të fermerëve . Një ndryshim është bërë edhe në përfitimin e naftës për tokat që janë marrë më qëra. Më parë ky dokument duhej i noterizuar, ndërsa tani mund të paraqesin një deklarat dore midis qëra marrsit dhe qëradhënësit , duke përcaktuar se ku ndodhet parcela e marrë me qëra” , thotë Manushaqe Lile përgjegjëse e zyrës së bujqesisë Përmet .
Fermeret do të kenë të drejtë të aplikojnë për subvencionimin e naftës deri në datën 30 Mars.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




