Dëgjesë publike për projektin e restaurimit të kalasë

Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me fondin shqiptar të zhvillimit ,kanë organizuar dëgjesë publike, për “identifikimin dhe hartimin e masave paraprake për zgjidhjen e shqetësimeve urgjente , për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashgimisë në kalanë e Gjirokastrës. Pjesmarrës ishin autoritetet qëndrore ,lokale dhe grupet e interest, ku u prezantuan me rezultatet e harritura deri tani dhe ndërhyrjet që do të kryhen ne kala .
“Dëgjesa e sotme është pjes e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe turistik, për qytetin e Gjirokastrës. Konkretisht sot jemi mbledhur për projektin e qëndrueshmërisë së kalasë.Ky është një projekt mjaft i domosdoshëm për të evituar problematikat që struktura e kalasë has , ato janë të trrashëguara ndër vite edhe për shkak të amortizimit . Do të ndërhyet në pikat më të dobta të kësajë strukture. Do të ketë edhe riorganizim për mënyrën e menaxhimit të kalasë” ,thotë nënkryetarja e bashkisë Gjirokastër Jorida Muho.
Rrjetëzimi i vlerave të kalasë së gurtë do të vazhdojë ta shëndrrojë atë në një destinacion të preferuar për turistët ,me synim rritjen e vizitueshmërisë së tyre edhe përgjatë këtij viti .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




