Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët për vizat: “Kujdes nga mashtruesit!”

Sociale | 6 vite më parë

Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët shqiptarë të tregohen të kujdeshëm sa i përket faqeve të rreme në internet apo adresave të e-mailit që i ftojnë të aplikojnë për vizë amerikane duke kërkuar edhe një pagesë të caktuar. 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se Departamenti i Shtetit nuk do të kërkojë kurrë nga qytetarët shiptarë të transferojnë para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën.“Ne kontaktohemi vazhdimisht nga individë që kanë rënë viktima të mashtrimit të vizave. Mashtrimet zakonisht përfshijnë faqe interneti të rreme, adresa emaili dhe kërkesa për tarifa shtesë që duhet paguar për të marrë një vizë. Mos harroni, Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kërkojë kurrë të transferoni para tek një individ apo organizatë tjetër për të marrë vizën tuaj. Informoni veten në mënyrë që të mos bëheni viktimë e një mashtrimi!”, shkruan ambasada në njoftimin e saj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme