Finiq, fshati Velahov pa shërbime publike

Sociale | 6 vite më parë

Fshati Velahov, në njësinë administrative Mesopotam të bashkisë Finiq, prej vitesh vuan mungesën e një sërë shërbimesh publikë. Problemi kryesor që prej 3 dekadash nuk po gjen zgjidhje, është aksi kryesor rrugor që nuk i kalon 4 km. Kryeplaku i fshatit Grigor Naci, thotë se banorët kanë kontribuar vetë për sisitemimin e një pjese të rrugës. 

Familjet që jetojnë në këtë fshat vuajnë edhe një sërë problemesh jetikë. Sipas kryeplakut Naci, fshati ka mungesë uji të pijshëm dhe shkëputje të herëpashershme të energjisë elektrike. 

“Problemi kryesor që ka fshati ynë, është problemi i rrugës automobilistike. Ne kemi një rrugë me gjatësi 4 kilometra nga rruga kryesore Sarandë-Gjirokastër. Rruga jonë nuk është shtruar, bashkia e Finiqit ka mundur që nëpërmjet disa investimeve të vegjël të n’a shtrojë me beton disa kthesa, mirëpo rruga nuk është e kalueshme në c’do kohë. Edhe vetë fshati ka kontribuar me investimet e tij për rrugën. Gjithë fshati merr ujë nga një cesmë por ky ujë nuk është i mjaftueshëm për banorët . Me ujin e pakët qe kemi, ne vetëm plotësojmë nevojat e shtëpisë. Përsa i përket energjisë elektrike si në të gjithë fshatrat, linjat janë të vjetra edhe kjo krijon shkëputje të energjisë”, shprehet kryeplaku Naci.  

Sot në fshatin Velahovë, jetojnë 25 familje, të cilat i paguajnë të gjitha taksat e shërbimeve, që nuk i marrin 100%.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme