“Çlirohet” Oboti, Banorët: Nevojë emergjente për dezinfektim

Sociale | 6 vite më parë

Pas 2 muajsh në rrugën kryesore të Obotit, fshati simbol i përmbytjeve,  nuk ka më as varka e as mjete të ushtrisë.
Por pasojat e përmbytjeve janë shumëdimensionale. Ato ekonomike janë bërë prezente në vijimësi, por emergjencë post-përmbytje është ndotja e mjedisit. Pastrimi dhe dezinfektimi i tokave, stallave dhe shtëpive nuk pret, edhe për shkak të temperaturave tej mesatares së shkurtit, të cilët ndikojnë në dekompozimin e gjallesave e mikrogjallesave:

Shërbimi veteriner sipas përgjegjësit Mark Preçi është gati për të nisur menjëherë dezinfektimet në ferma.
Aktualisht nën ujë mbeten rreth 300 ha tokë. Situata mbetet shqëtësuese pasi tokat nuk mund të mbillen në pranverë! Administratori i Njësisë Ana e Malit, Arben Ceni thotë se vlera e dëmshpërblimeve i kalon kapacitetet lokale.

Grupet e vlerësimit nga ana e bashkisë Shkodër kanë nis me zonën e Oblikës, e më pas do vijojnë në Obot, Muriqan dhe në çdo zonë të përmbytur për të bërë evidentimin e dëmeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme