Kryeministri Rama publikon pamjet nga Poliklinika e Krujës: Mos thoni që s’ka ndryshuar gjë!

Sociale | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mbrëmjen e sotme pamje nga Poliklinika e Krujës para se ai të merrte pushtetin. Zoti Rama me këtë status në Facebook iu adresua atyre që e akuzojnë se “s’ka ndryshuar asgjë”. Kreu i qeverisë i mëshoi idesë se prandaj i duhet Mandati i Tretë për të vazhduar punët e lëna përgjysmë.

Statusi i plotë

Unë jam i pari që them ka ende shumë akoma për të ndryshuar më tej, prandaj duhet Mandati Tretë, por ama kush thotë se nuk ka ndryshuar si nata me ditën gjendja e spitaleve, ose ka humbur kujtesën ose është krejt i verbuar nga mllefi politik!
Sidoqoftë një gjë është e sigurtë: Askush nuk e mbaron dot punën transformuese të shëndetësisë përveç nesh, sepse kjo është një luftë që do vizion, pasion, vullnet dhe durim të madh, e këto o i ke o s’i ke

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme