Dyfishohet ndihma ekonomike, 8608 familje përfituese në gjithë Qarkun e Korçës

Sociale | 6 vite më parë

Janë 8608 familje në gjithë Qarkun e Korçës të cilat përfitojnë nga dyfishimi i ndihmës ekonimike. Kjo bëhet për periudhën Janar –Qershor 2021. Sipas Mariana Jorgjit Drejtore Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Korçë, në Bashkinë e Korçës janë aktualisht 660 familje të cilat përfitojnë këtë rritje, si një nevojë në këtë periudhë pandemie.

Më tej Jorgji bën me dije se nga kjo rritje përfitojnë të gjitha kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike si: familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme, Jetimët, të cilët nuk janë në jetimore, prindërit me më shumë se 2 fëmijë , viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e  punësimit. Viktimat e dhunës në familje, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore. Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës së familjes, por në asnjë rast ajo nuk mund të jetë më tepër se 150 %e pensionit social, që është 7 674 lekë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme