Shkodër, nis llogaritja e dëmeve nga përmbytjet

Sociale | 6 vite më parë

Të premten nën ujë raportohen 3 400 hektarë tokë bujqësorë, 1 300 prej të cilave në njësinë Dajç.  Me tërheqjen graduale të ujit  ka nisur dhe llogaritja e dëmeve.
Këto ditë banorët po mbështeten me bazë ushqimore për bagëtitë. Vetëm të mërkurën sipas informacionit nga bashkia Shkodër, janë shpërndarë në fshatin Shirq 23 ton koncentrat, dhe në fshatin Dajç  17 ton koncentrat për familjet që mbarështojnë në blegtori. Por Sipas administratorit Darragjati përmbytja ka lënë pas dëme kolosale në ujesjellësa, infrastrukturën rrugore, bimë dekorative dhe tek bizneset e zonës.
Ndonëse situata është drejt përmirësimit ende shumë rrugë të brendshme të kësaj njësie kanë prezencë uji. Ndërkohë rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat vijon që të jetë e bllokuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme