Një strehë dhe ushqim i ngrohtë, Bashkia vijon të ndihmojë qytetarët në vështirësi

Sociale | 6 vite më parë

Ditët e ftohta dhe të acarta që kanë përfshirë vendin mund të jenë fatale për njerëzit që sot nuk kanë as një strehë të ngrohtë.

Në qytetin e Tiranës, punonjësit e Bashkisë të cilët ndodhen në terren edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes, kanë ndihmuar sërish qytetarë që vështirësi të ndryshme i kanë detyruar të kalojnë natën jashtë.

Të paktën 4 persona janë strehuar mbrëmë në qendrat sociale të kryeqytetit, ku përveç strehës kanë gjetur edhe ushqim të ngrohtë dhe ambient social.

Të katër qytetarët, përgjithësisht nga rreth të ndryshme e të gjendur pa strehë një natë më parë në disa prej rrugëve të Tiranës, sot ndodhen në një prej qendrave sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës pikërisht për njerëzit që ndodhen në situatë rruge.

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore.

Qendrat sociale kontaktojnë më pas edhe me familjarët e personave që ndodhen në situatë rruge për t’iu ardhur sa më ndihmë atyre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme