Institucionet arsimore në fokus të bashkisë Gjirokastër

Sociale | 6 vite më parë

Ndërsa shkollat e vijojnë mësimin online, institucionet e arsimit parashkollor në Gjirokastër funksionojnë normalisht.Bashkia ka marrë të gjitha masat për të krijuar kushtet e domosdoshme për të mos u cënuar procesi mësimor. Në 6 kopshte që funksionojnë me drekë është siguruar ngrohja për këtë periudhë të ftohtë. Frekuentimi i tyre nuk ka qënë në kapacitet të plotë për shkak të temperaturave të ulëta. Gjatë kësaj periudhe në stafet pedagogjikë dhe ata ndihmës nuk janë shënuar raste të infektuar me Covid.

“Në këtë periudhë që kemi kaluar situata ka qënë e qetë. Përpos alarmit që u dha për përkeqësimin e kushteve atmosferike, ne si drejtori vendosëm që kopshtet dhe çerdhja të ishin funksionale. Kjo edhe për t’u ardhur në ndihmë prindërve që janë të punësuar dhe nuk kanë pasur alternativë për t’i mbajtur fëmijët në banesa. Kemi siguruar gjithçka  të domosdoshme që funksionimi të vazhdonte në mënyrë korrekte. Kemi siguruar ngrohjen maksimale në të gjitha këto institucione, ka vazhduar funksioni i kuzhinës në to. Numri i fëmijëve ka qënë i ulët edhe si shqetësim i prindërve të shtuar nga  temperaturat e ulëta. U bëj apel prindërve nëse ata shohin gjendje jo të mirë të fëmijëve, situatë temperature, ose shenjë viroze t’i mbajnë në shtëpi. Themi se këtë periudhë alarmi e kaluam me sukses.”-thotë drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Bashkinë Gjirokastër, Dorjana Demo. 

Me ardhjen e javës së ardhshme rifillon mësimi në të gjitha shkollat. Drejtoria e Arsimit momentalisht është  duke i dhënë zgjidhje problematikave që janë shkaktuar nga rreshjet e fundit. Gjithashtu janë furnizuar me lëndë djegëse ato shkolla që kanë pasur sasi të pakët, për të bërë të mundur që ngrohja të jetë maksimale dhe procesi mësimor të jetë normal.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme