Qyteti im “Artizanet e Mirditës”

Sociale | 6 vite më parë

Pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare u fotografuan për herë të parë në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë. Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës kanë bërë që veshjet popullore të shfaqin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat kanë mahnitur udhëtarët e parë evropianë që kanë kaluar këtyre anëve. Në Malësinë e Veriut çdo fis, bile çdo luginë dhe çdo fshat, kishte veshje të veta të cilat përdoreshin masivisht në jetën e përditshme. Pikërisht gjatë tre dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të njëzetë fotografitë e veshjeve popullore u shndërruan në kartolina për të uruar e shkëmbyer me njerëzit e dashur pak vendlindje apo dhe atë që shqiptari ka pasur në karakter mot e jetë, krenarinë. Mirëpo, për fat të keq, koha po i zhduk këto tradita ndërsa kujdesi për ti ruajtur ka ardhur duke u zbehur. Ndaj aftësitë krijuese të këtyre artisteve anonime, që me llojet e punëdoreve kanë ruajtur traditën, por edhe kanë dhënë e marrë nga njëra krahinë në tjetrën si në një bashkëjetesë të harmonizuar, i gjen ende sot, pavarësisht vështirësive të skajshme që këto gra kanë kaluar për ti ruajtur…

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme