Fshati Qesarat , banorët denoncojnë mungesën e energjisë elektrike .

Fshati Qesorat I njësisë administrative Lunxhëri bashkia Gjirokastër në këto ditë të ftohta dimri po përballet me problemin mungesës së energjisë elektrike .Bëhet fjalë përeth 30 familje të cilët kanë ngritur shqetësimin që po penalizon komunitetin. Banorët pohojnë se kjo situatë është vazhdueshme të paktën tre muajt e fundit ndërsa fakti që ky fshat sot po banohet vetëm nga të moshuar e bën akoma më të vështirë jetesën .Ditët e fundit kur temperaturat shënojnë nën zero gradë ka rritur edhe me tepër shqetësimin e të moshuarve , të cilët pohojnë së vështirësia më e madhe është në orët e mëngjesit ku ata janë të detyruar të ngrihen herët në errësirë të plotë.
- U bënë tre muaj që jemi thuajse pa drita. Shkëputjet janë dy apo tri orë në ditë .Madje edhe natën .Ne kemi mbetur vetëm të moshuar në këtë fshat , dhe ky është problem më I madh për ne. Unë jam i sëmurë më asmë . Duhet të mbaj pompën në korent 24 orë . Më janë prishur disa aparatura , kush mban përgjegjësi për këtë?
- Kemi ngritur shqetësim te kryeplaku e komuna , por janë mjaftuar me faktin që ka defekt. Nuk justifikohen dot me faktin e motit të keq pasi kjo është bërë tashmë e zakonshme për ne . Pjesa dërrmuese e banorëve janë të moshuar dhe jetojnë me anë të bujqësisë e blektorisë , duhet të zgjohemi që në 5 po a kryhet shërbim për gjënë e gjallë me elektrik dore?
- Nesë nuk merren masa do mblidhemi dhe do bojkotojmë zgjedhjet.
Nga ana tjetër të kontaktuar për RTSH Gjirokastra burime nga Operatori I Sistemit të Shpërndarjes bëjnë me dije se problemi vjen si pasojë e ngarkesës elektrike .Moti I rënduar dhe erërat e forta kanë sjellë shkëputjen e energjisë , kjo duke llogaritur edhe linjat e amortizuara të rrjetit të shperndarjes .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




