Ndahet nga jeta ish-gazetari i ATSH, Nikolla Lena

Gazetari i njohur Nikolla Lena u nda papritur nga jeta në moshën 67-vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Lena u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij. Nikolla Lena punoi me përkushtim në Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa vitet e fundit punoi si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), ku mbulonte sektorin e Turizmit dhe Mjedisit. Më pasionin që e karakterizonte Lena sillte në shkrimet e tij çështje të ndryshme nga fusha e turizmit dhe mjedisit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




