Universiteti i Mjekësisë: Sezoni i provimeve në muajin mars

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka vendosur të zhvillojë sezonin e provimeve në muajin mars. Kjo pasi vendimit të fundit të komitetit të eksperteve për testim të lëndëve specifike në auditor. Rektori i këtij universiteti Arben Gjata ka sqaruar se sezoni do të zgjatet dhe se pjesa më e madhe e provimeve do të zhvillohen në fakultete, ndërsa një numër i reduktuar provimesh është menduar të testohen online.
Prof. Gjata theksoi se janë marrë të gjitha masat që provimet të zhvillohen në auditor me një numër minimal studentesh, ku dhe do të kërkohet me përpikëri respektimi i protokollit të sigurisë. Studentët të cilët nuk do të ndihen të gatshëm ti nënshtrohen provimeve këtë semestër do të mund ta japin sezonin tjetër.
Studentet e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë kanë mbetur mbrapa me kryerjen e praktikave laboratorike, pasi prej nëntorit kur dhe ka nisur viti akdemik ata nuk kanë mundur të kryejnë asnjë orë praktike laboratori apo mësimore. Drejtuesit e universitetit kanë parashikuar që këto orë të prapambetura dhe shumë të domosdoshme për studentët e mjeksisë të kryehen në një moment të dytë kur universitetet të hapen dhe praktikat të mund të kryehen në terren.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




