Familjet me ndihmë ekonomike, për çdo fëmije në shkollë 300 lekë shtesë

Për vitin 2021 në fokus të bashkisë Gjirokastër janë edhe shtresat në nevoj. Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike , për cdo fëmij që frekuenton sistemin 9 vjecar ,për secilin prej tyre do të përfitojnë 300 lekë të rinj. Përvec kësaj, gjithashtu edhe për cdo vaksin të bërë do të marrin një shtesë prej 100 lekësh.Kjo i shtohet vlerës së ndihmës ekonomike cdo muaj . Këtë e bën me dije drejtoresha e shërbimit social në bashki Albana Allushi, teksa thotë se këto familje duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë zyrës së ndihmës ekonomike .
“Në Fokusin tonë për tju ardhur në ndihmë , janë edhe ato familje që kanë fëmij si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative . Për cdo fëmijë që frekuenton sistemin arsimor 9 vjecar ,familjet e tyre duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë zyrës tonë . Këto famile për cdo fëmij që kanë do të marrin nga 300 leke dhe 100 lekë për cdo vaksinë “ .
Në muajn Janar me ndihmë ekonomike nga bashkia u trajtuan 26 familje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




