Parlamenti voton me 91 vota pro, ligjin për gradat në ushtri, karrierën dhe penalizimet

Sociale | 6 vite më parë

Parlamenti miratoi me 91 vota pro ligjin për karrierën e ushtarak shqiptar. Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e ligjit nr.59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke plotësuar disa mangësi që janë evidentuar ndër vite gjatë zbatimit të tij. 

Nëpërmjet vendimit nr.501, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes”, është zgjeruar fusha e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë lindur nevoja të reja për rritjen e performancës, rekrutimeve të reja dhe profilizimin e specializimin e mëtejshëm të ushtarakëve aktivë, si komponenti bazë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 

Në nenin 4 ndryshohen shkronjat “g” dhe “gj”, të nenit 14, duke ndryshuar kohën maksimale të qëndrimit në shërbimin aktiv për gradat “nëntoger/nënlejtënant” dhe “toger/lejtënant”, duke e shtuar me 3 vjet. Ky ndryshim është çmuar i arsyeshëm, sepse me rregullimet e deritanishme, në rast se një ushtarak e mbyllte karrierën me këtë gradë, nuk përfitonte nga dispozitat për përfitimin e pensionit të parakohshëm, sipas ligjit 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkak të mosplotësimit të kriterit të kohëzgjatjes së shërbimit aktiv të paktën për 15 vjet.

Në nenin 16 përcaktohet se “Brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të gjithë ushtarakët e larguar nga shërbimi aktiv dhe për të cilët nuk ka urdhra përkatës të nxjerrjes në lirim/rezervë, të lirohen nga shërbimi aktiv me urdhër të organit kompetent, me efekt nga data e largimit të tyre faktik, të verifikuar me dokumentacion zyrtar në dispozicion të strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes”. Gazeta Shqip po publikon ndryshimet e plota të ligjit për ushtarakët që pritet të kalojë te presidenti Meta për dekretim.

Dokumenta bashkëngjitur

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme