Këndi Amerikan në Kukës/ Mbështetje për të rinjtë në komunitetet e shkollave të mesme

Mbështetje për të rinjtë në komunitetet e shkollave të mesme në zonën e Kukësit.
Këndi Amerikan në Kukës dhe Qendra për Progres Rinor nisën programin e tyre më të ri duke ndihmuar të rinjtë në komunitetet e shkollave të mesme në zonën e Kukësit të eksplorojnë synimet e tyre të karrierës, njoftoi sot ambasada e Shteteve të Bashkaura të Amerikës në Tiranë.
Nxënësit nga shkollat e mesme në Bardhoc, Shtiqen, dhe Gostil morën pjesë në këtë aktivitet së bashku me nxënësit nga shkolla e mesme Havzi Nela në Kukës.
“Zv. Shefja e Marrëdhënieve me Publikun, Lucija Straley i nxiti nxënësit të vendosin qëllime ambicioze dhe t’i ndjekin ato me vendosmëri”, thekson ambasada e SHBA./ATSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




