Karantina shton rrezikshëm depresionin te të moshuarit

Sociale | 6 vite më parë

Karantina zvogëlon aftësinë për t’u përfshirë në aktivitete fizike, sociale dhe njohëse, ndryshon dietën dhe rrit sasinë e kohës së kaluar ”pasive”, sipas studimit të fondacionit ”Santa Lucia Irccs” në Romë, i koordinuar nga psikologia Simona Di Santo dhe botuar në ”Frontiers in Psychiatry”.

Sjelljet vendosin shëndetin e të moshuarve në rrezik, deri në pikën që për ata me dëmtime të lehta njohëse dhe rënie njohëse subjektive, mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të formave të depresionit të rëndë.

Te 128 persona mbi 60 vjeç që morën pjesë në studim, u vërejt se bllokimi rezultoi në ndryshime të konsiderueshme në stilin e jetës: mbi 1 në 3 persona ulën nivelet e aktivitetit fizik dhe 70% raportuan një rritje të ndyshuar në stilin e jetës.

Rreth një në 3 të moshuar raportuan ndryshime kryesisht më pak të shëndetshme në dietën e tyre dhe 35% raportuan shtim në peshë.

I gjithë kampioni u ankua për një rënie të dukshme drastike në marrëdhëniet shoqërore, megjithëse 11% e pjesëmarrësve raportuan se ishin akoma të angazhuar në aktivitete shoqërore.

Rreth një në 5 të moshuar gjithashtu ulën sjelljet aktive, të tilla si qepja, qëndisja tek gratë, ndjekja e arteve, zanatet ose kopshtaria tek meshkujt.

Në të kundërt, 60% e tyre rritën aktivitetet pasive të kohës së lirë të tilla si shikimi i TV ose dëgjimi i radios.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme