Divjakë, pastrohen kanalet kulluese

Këtë vit fermerët e Divjakës i kanë më të sigurta tokat nga përmbytjet. E kjo pasi rreth 90% e kanaleve kulluese të dyta e të treta, janë pastruar për herë të parë që nga ndryshimi i sistemit.
Shirat e parë të vjeshtës i kanë gjetur të pastruara kanalet në zonat Remas, Grabjan, Gradishtë,Terbuf e Divjakë, Puna ka përfunduar në 62,7 km kanal kulluese dhe 47 km vaditës.
Duke qenë se kanalet e treta janë pronë e fermerëve, e për mirëmbajtjen e tyre e kanë të vështirë të gjejnë gjuhën e përbashkët, këshilli bashkiak i Divjakës ka miratuar një taksë fikse, 100 lekë për dynym, të ardhura që administrohen nga bordi i kullimit për mirëmbajtjen e kanaleve.
Divjaka është dhe bashkia e parë në vend që është bërë pjesë e projekteve të Bankës Botërore sa i takon investimeve ne sistemin e kanaleve kulluese e vaditëse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




