Shkollat, mësim me turne. Çifligu: Të përshtaten oraret për fëmijët në një familje

Ajo që i ka shqetësuar më shumë prindërit pas nisjes së shkollës janë oraret e ndryshme që u duhet të dërgojnë fëmijët e tyre në institucione arsimore. Ata që janë në pune e kanë pothuajse të pamundur për ti shoqëruar të vegjlit e për ti marrë ata përsëri në orë të caktuara. Zgjidhja në shumicën e rasteve mbeten gjyshërit
Përgjegjësi i sektorit të burimeve njerëzorë në drejtorinë arsimore Fiqeri Çifligu saqroi se drejtuesve të shkollave u është kërkuar që nxënësit që vijnë nga një familje ti vendosin në të njëjtin orar
Çifligu tha se gjatë muajve të ardhshëm do të bëhet edhe një rishikim i orarit, me qëllim reduktimin e orëve gjatë dimrit.
Gjatë 2 javëve të para të zhvillimit të mësimit kanë munguar rreth 7 mijë nxënës dhe rreth 120 mësues në të gjithë vendin. Përveç izolimi për shkak të prekjes nga koronavirusi apo karantinës si person kontakti arsyet e tjera të këtyre mungesave renditen edhe problemet e ndryshme familjare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




