Rritet ndjeshëm numri i të prekurve me COVID-19, 36 raste të reja

Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. Po ashtu 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te shëruarve nga fillimi epidemisë.
Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino u shpreh se “të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit”. Ajo bën thirrje të gjithë qytetarëve, të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi ynë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër njëshifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithsecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam”
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike.
COVID-19 – Statistika (9 Qershor 2020)
Testime totale 18960
Testime molekulare 16716
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1299
Raste të shëruara 960
Raste Aktive 305
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 204
Shkodër 29
Krujë 24
Kamëz 19
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 4
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




