Policia ndalon dy lojtarë të Premier League, akuzohen për përdhunim

Angli | 3 vite më parë

Dy lojtarë të të njëjtit ekip janë ndaluar nga Policia angleze pasi akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë. Sipas “The Sun” të dy futbollistët janë 19-vjeç dhe do të hetohen në gjendje të lirë.

Zyrtarë të klubit kanë bërë me dije se për këtë çështje të dy futbollistët nuk do të pezullohen.

“Nuk mendoj se duhet që të shprehemi që tani për këtë çështje. Do të mbajmë një pozicion më të qartë sapo autoritet përkatëse të hedhin dritë mbi ngjarjen”, tha një zyrtar i klubit për “The Sun”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme