Arne Slot, favorit për të marrë drejtimin e Liverpulit

Angli | 3 vite më parë

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot është kthyer në favoritin kryesor për të zëvendësuar Jurgen Klopp te Liverpul dhe “të kuqtë” mund të përmbushin një nga kërkesat kryesore të holandezit në Anfield.

Kualifikimi i Liverpulit në Ligën e Kampionëve mund të tundojë Arne Slot për të bërë një lëvizje në Premier League.

Holandezi është vendosur si favorit për të marrë drejtimin e Liverpulit pas largimit të Jurgen Klopp. Mediat britanike shkruajnë se drejtuesit e klubit anglez janë fokusuar te trajneri aktual i Feyenoord pasi kanë marrë refuzimet nga Xabi Alonso dhe Ruben Amorim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme