Arsenali shkatërron Chelsea-n me 5 gola

Angli | 3 vite më parë

Gëzim i pafund për Arsenalin, që në ndeshjen e prapambetur, atë të javës së  29-të, mposhti 5-0 Chelsean në derbin e Londrës. Trossard hapi rezultatin në minutën e 4-të, me blutë që ishin afër barazimit disa herë gjatë pjesës së parë.

Skuadra e Pochettino shembet në mënyrë të bujshme në pjesën e dytë, ku pëson dopietat e Havertz (57′ dhe 65′) dhe White (52′ dhe 70′). Gunners fluturojnë në +3 mbi Liverpool (një ndeshje më pak) dhe +4 mbi City (dy ndeshje më pak).

Kjo është fitorja më e thellë për Arsenalin në historinë e derbit me Chelsean, duke kaluar 5-1 të vitit 1930 (6-0 e Bluve në 2014-ën reziston akoma).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme