Rooney për largimin e Klopp nga Liverpool: Në kohën e gabuar

Angli | 3 vite më parë

Liverpooli, pas disfatës ndaj Evertonit, pa shanset për të fituar Premier Ligën në rënie drastike. Duke folur për Sky Sport, Ëayne Rooney tha fjalën e tij për zgjedhjen e Jurgen Klopp për t’u larguar nga “Reds” dhe mbi të gjitha për kohën e njoftimit të tij.

“Lojtarët morën shenjën dhe e panë këtë si një mënyrë për t’u larguar. Ndoshta ata tashmë po flasin me klube të tjera, ne e dimë se këto gjëra ndodhin”, tha ish-sulmuesi.

“Ndoshta Klopp doli zbuluar. Për mendimin tim ai duhet të kishte folur për këtë vetëm me klubin, por nëse dikush e ka zbuluar, atëherë ishte i detyruar të dilte. Unë nuk po them se fajin e ka Klopp, po mendoj vetëm për kohën e njoftimit, mendoj se kjo ka pasur një ndikim të fortë te disa lojtarë në skuadër”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme