Ratcliffe: Tifozët e Manchester United duhet të kenë pak durim

Angli | 3 vite më parë

Sër Jim Ratcliffe, aksionari i Manchester United, foli për Sky Sports për projektin që ai ka në mendje për “Djajtë e Kuq”:

“Tifozët tanë janë të padurueshëm, e kuptoj këtë aspekt, por ju kujtoj që i yni është një udhëtim dhe iu pëlqen apo jo, duhet kohë. Tifozët duhet të kenë pak durim. Nuk është diçka që mund të ndryshojë menjëherë, duke shtypur një buton”.

Ratcliffe vazhdon dhe analizon një nga çështjet e pazgjidhura në botën e futbollit: “Një nga problemet e futbollit sot është të arrish të futësh në ekip djem të rinj, njerëz vërtet të aftë. Duhet ti presësh 6 muaj, një vit ndoshta edhe 18 muaj, që të japin më të mirën. Ky është një problem i madh”. Ka thënë mes të tjerash aksionari i Manchester United.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme