Tërbimi i Guardiolës: E papranueshme, luajtëm 72 orë pas ndeshjes

Angli | 3 vite më parë

Është një Pep Guardiola i tërbuar, ai që u paraqit para mikrofonave në fund të fitores ndaj Chelseat në gjysmëfinalen e FA Cup, 72 orë pas ndeshjes së Champions League kundër Real Madridit.

“Është e papranueshme të luash sot, nuk e kuptoj pse nuk na dhanë një ditë më shumë”. Referenca është se as kundërshtarët e sotëm dhe as dy gjysmëfinalistët e tjerë, pikërisht Manchester United dhe Coventry, nuk kishin angazhime evropiane, ndaj ndeshja e City-t mund të luhej të dielën.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë goditjeje në fytyrë ishte për ne eliminimi nga Champions League. Luajtëm në kushte vërtet të vështira”, vazhdoi Guardiola.

Dhe përsëri: “Disa lojtarë bënë një përpjekje të jashtëzakonshme. E gjithë kjo pas 120 minutash me Realin, që çoi në lodhje fizike dhe emocionale, me vetëm dy ditë për t’u rikuperuar”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme