“Nuk do të harroheni kurrë”, Liverpuli nderon ata që humben jetën

Sot po bëhen homazhe në të gjithë Klubin e Liverpulit dhe në qytet pasi është 35 vjetori i tragjedisë Hillsborough. Nëntëdhjetë e shtatë burra, gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë e fatkeqësisë që ndodhi në gjysmëfinalen e Kupës Cup mes “të kuqve” dhe Nottingham Forest më 15 prill 1989.
“Mendimet tona sot, si gjithmonë, janë me të gjithë të prekurit nga tragjedia në Hillsborough dhe 97 tifozët që nuk do të harrohen kurrë”, shkruhet në postimin e klubit anglez.
Këtë mëngjes, CEO i Liverpulit, Billy Hogan dhe Sir Kenny Dalglish, dhe trajnerët dhe kapitenët përkatës të ekipeve të meshkujve dhe femrave të klubit, vendosën kurora me lule në Memorialin Hillsborough në Anfield.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




