Broja rikthehet në fushë, Fulham mundet nga Newcastle

Armando Broja rikthehet në fushën e lojës pas tri ndeshjeve të fundit të abonuar me tribunën. E nisi nga stoli dhe iu dha mundësia në momentet e fundit për të zbritur në fushën e lojës. Trajneri Marco Silva e aktivizoi sulmuesin kuqezi në minutën e 85-të, në vend të João Palhinha.
Në minutën e 7-të të shtesës, sulmuesi kuqezi tregoi aftësitë e tij me një sprint të fuqishëm duke u futur në zonën kundërshtare, por në momentin e fundit mbrojtja largoi topin në goditje këndi. Sfida u mbyll me rezultatin 1-0 për Newcastle, me golin e shënuar nga Guimarães në minutën e 81-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




