Ten Hag: Ju lutem mos më shkarkoni!

Angli | 3 vite më parë

Sot në mbrëmje luhet ndeshja mes Çelsit dhe Mançester Junajtid. Dy skuadra, të ngjashme pasi kanë bërë investime të mëdha, por nuk arrijnë që të kenë sukses në fushë.

Mediat britanike kanë bërë me dije se në kampin e “Djajve të kuq”, Sër Xhim Ratklif duke nisur nga viti që vjen do të bëjë një revolucion të mirëfilltë.

Ndryshimet kanë nisur që në këto muaj me emërimet e reja në stafin drejtues ndërsa në verë pritet që të ndryshojë edhe pankina. Trajneri aktual i Junajtid në takimin me bosin e “INEOS” ka kërkuan më shumë kohë për procesin e rristjes së ekipit. Të njëjtën gjë bëri edhe dje në konferenën për shtyp.

“Mendoj se duhet të ndjekim procesin e rritjes. Kemi lojtarë të rinj, të cilët po rriten dita ditës. Jemi në rrugën e duhur dhe tani kemi nevojë që të bëjmë hapin e radhës. Shpresoj shumë të mos na ndërpresin progresin që po bëjmë në mes”, tha Ten Hag në vigjilje të ndeshjes me Çelsin.

Pas 29 takimesh Junajtid ndodhet në vendin e 6-të me 48 pikë ndërsa Çelsi në 28 ndeshje ka grumbulluar tetë pikë më pak për tu renditur e 12-ta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme