Premier Liga në kaos, klubet e pasura duan “taksë luksi” jo penalizim

Angli | 3 vite më parë

Klubet më të pasura të Premier Ligës janë në një “luftë” të hapur me shefin e ekzekutivit të këtij kompeticioni sa i përket llojit të dënimit për skuadrat, të cilat nuk kanë respektuar limitet e humbjeve financiare.

Kështu skuadra si Mançester Siti apo Njukasëll preferojnë që Premier Liga të ketë një “taksë luksi” ashtu si në NBA ku secila skuadër, e cila tejkalon tavanin e pagave detyrohet të paguajë një shifër në formë penalizimi.

Këtë sezon Notingam Forest dhe Everton kanë respektivisht katër dhe gjashtë pikë më pak në klasifikim pasi janë penalizuar si pasojë e humbjeve financiare përtej limit të lejuar në 3 vitet e fundit.

Të dy shoqëritë janë ankuar pranë Premier Ligës pasi humbje përtej limitit kanë regjistruar edhe klubet e mëdha si Siti apo Çelsi, por ende nuk u janë ulur pikë në klasifikim. Kjo situatë duket se ka shtyrë skuadrat më të pasura që të kërkojnë “taksë luksi” në vend të reduktimit të pikëve. Kundër kësaj ideje po qëndron fort shefi i ekzekutivit i Premier Ligës, Riçard Masters.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme